“Laçi erdhi sot vetëm për fitore”, Moriero pas 3 pikëve në Korçë: Nuk e shoh fare klasifikimin

Laçi arriti të fitojë ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të Superiores. Trajneri i Laçit, Francesco Moriero doli në prononcim për mediat pas takimit.

“Komplimentet i shkojnë të gjithë djemve, kanë punë dhe sakrificë. Kur vijnë këto rezultate jam i kënaqur me djemtë, taktikisht ata kanë qenë perfekt, është normale që duhet të përmirsohemi sepse shumë herë i japim topin kundërshtarit. Sot Laçi erdhi të fitojë.

Kampionati është shumë i gjatë, ne mendojmë ndeshje pas ndeshje, nuk e shoh kurrë klasifikimin. Ai ëhstë shumë i ngjeshur, nuk duhet të dorëzoehmi absolutisht, e njoh futbollin. Kërkojmë gjithmonë maksimumin, sepse kështu siç luan Laçi është fryt i stërvitjes së javës. Sot jam vërtet shumë i lumtur për djemtë.”, u shpreh Moriero.

Lajme të tjera |  Ndarja nga jeta e Diogo Jota, reagon edhe Armando Broja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us