Drejtuesi i fushatës së PD-së, amerikani Chris LaCivita, gjatë fjalës së tij në mbylljen e fushatës së PD-së ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votime, duke thënë se “Shqipëria nuk mund të lejojë një mandat të katërt për Edi Ramën.”
Chris LaCivita, i cili është strategu i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit mbajti fjalën e tij në takimin përmbyllës të fushatës elektorale të PD-së.
LaCivita në fjalën e tij ju bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë Dr.Sali Berishën, pasi sipas tij ai do të shpëtojë të ardhmen e Shqipërisë.
Chris LaCivita: Gjithnjë habitem sesa e madhe është kjo turmë. Faleminderit Shqipëri, për mbështetjen, që ndan të ardhmen dhe shpresat e tua. Shqipëria sikurse e dëgjuam edhe më parë është në udhëkryq. Jo vetë, për ëndrrat tuaja dhe të familjes tuaj, por edhe pozicionin e vendit në arenën ndërkombëtare.
Shqipëria nuk mund të lejojë edhe një mandat tjetër të Edi Ramës. Korrupsioni, gjendja e vështirë ekonomike që ka shkatërruar familjet, të gjitha që përkufizon lumturinë tuaj Edi Rama ua ka marrë.
Por ju keni tani një shans historik, një shans që të tregoni se populli shqiptar e refuzon politikë e së shkuarës, se nuk do të intimidoheni dhe nuk do ët rreshtoni se luftuari për familjet tuaja. Kjo ndodh vetëm nëse shkoni të votoni. Merrni me vete familjarët, miqtë dhe fqinjët dhe pushoni Edi Ramën.
Në Shqipërinë e re me Berishën, do të keni një njeri që ka shpëtuar jetë. Pse të mos e vendosni besimin tuaj te një mjet që do të shpëtojë të ardhmen e Shqipërisë. Me një plan real që do të rregullojë ekonominë dhe do t’i japë fund korrupsionit. Me një plan real që do të përmirësojë jetën tuaj.
Vij te ju si një amerikan që sheh një të ardhme të ndritur për një vend të madh. E gjithë bota i ka sytë te këto zgjedhje. Votoni për të ardhmen tuaj, votoni për mbështetjen tuaj. Zoti e bekoftë Shqipërinë.