Laert Vasili ‘fshin’ Valbonën pas Big Brother dhe thumbon Gjestin: Një analfabet funksional, e meritoi fitoren

Laert Vasili, i cili u shpall i treti në finalen e madhe të Big Brother, tha se Gjesti e meritonte, por nuk ia kurseu thumbimet.

Ai e pranoi fitoren e kundërshtarit të tij, por në mënyrë sarkastike, duke theksuar se ajo nuk ishte rezultat i talentit apo punës, por i kaosit që solli.

“Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi, ai bëri gjithçka. Unë jam tjetër njeri. Di që është futur nja tre katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar një dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë, patëm për të shkruar një tekst për Banaking, nuk shkruajti asnjë varg, por ja që publiku paska këtë preferencë. Një analfabet funksional, ndaj është më e bukura ‘notën e mirë’”, tha Laerti për Top Channel.

Por si është raporti i tij jashtë shtëpisë me Valbonën?

“Asnjë marrëdhënie nuk ka sot me Valbonën. Ishte një njohje që nisi me vendim të saj, kaloi në pëlqim. Luhatjet e humorit bënë që çdo dy tre ditë të thoshte ‘sukses në jetë’. Përdori fjalë të rënda, e kam falur, nuk pranoi darkën, e kam falur, doja të sqaroheshim tha jo… a do ta njoh jashtë? Në kishë shkojnë njerëzit dhe fal Perëndia pa fund, njeriu ka një limit”, u shpreh ai duke lënë të kuptohet se mes tyre nuk do të ketë asnjë marrëdhënie.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us