Lajm i mirë për Kombëtaren para ndeshjes me Serbinë, lë dëmtimin edhe një tjetër lojtar

Një tjetër lajm i mirë vjen për Kombëtaren para afrimit të ndeshjes me Serbinë.

Dy lojtarët tanë kryesorë, Ardian Ismajli dhe Mario Mitaj, kanë lënë pas dëmtimet serioze që i kanë mbajtur gjatë jashtë fushës dhe janë rikthyer në ekipet e tyre. 

Në ditën e sotme ka ardhur edhe një sinjal pozitiv nga Ernest Muçi.

Dëmtimi i këtij të fundit zgjati pak më shumë nga parashikimi, por sulmuesi i Beshiktashit është shfaqur sot në stërvitje në Turqi me ekipin e tij.

Muçi pritet të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e radhës dhe sigurisht, të mos mungojë për ndeshjen e qershorit. 

Lajme të tjera |  Madrilenët kërkojnë të shtyjnë festën e Barcelonës, Muriqi kërkon t’i ndalë! Formacionet zyrtare të Real Madrid-Mallorca

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us