Lajme të mira për Gjimshitin, bëhet gati në kohë për derbin shqiptar në Serinë A

Berat Gjimshiti ia ka dalë që të rikuperohet në kohë për ndeshjen delikate që Atalanta luan këtë javë në Serinë A, ku po përpiqet të ruajë vendin në katërshen e parë që siguron praninë në Ligën e Kampioneve.

Skuadra bergamaske duhej të luante të premten ndaj Leçes, por për shkak të vdekjes së papritur të fizioterapistit të kësaj të fundit, sfida u shty për të dielën. Gjimshiti ishte në diskutim për të premten, por me dy ditë më shumë në dispozicion, ka rikuperuar plotësisht problemin në kavilje.

Si rrjedhojë, ai parashikohet të jetë i gatshëm për duelin ndaj Ylber Ramadanit, ndërsa mediat italiane e bëjnë të sigurt aktivizimin e tij nga minuta e parë, pasi Gasperini ka nevojë për një futbollist me eksperiencën e qendërmbrojtësit shqiptar për të përballuar pjesën vendimtare të sezonit.

Lajme të tjera |  TRONDIT Raphinha: Nëse oferta nga Arabia do ishte bërë verën e kaluar, do kisha ikur nga Barça

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us