LAJMI I FUNDIT/ Shpërthen bombola e gazit në banesën në Shijak

Një bombol gazi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në banesën e një 70-vjeçari.

Shpërthimi ka ndodhur pas një rrjedhje gazi në kuzhinën e të moshuarit, që fatmirësisht ishte e veçuar nga pjesa tjetër e shtëpisë, ku ai flinte.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

NJOFTIMI I POLICISE
Në orët e para të mëngjesit, në Shijak në lagjen “Popullore”, në kuzhinën e shtetasit L. K., 70 vjeç, e veçuar nga banesa ku jetonte ka pasur rrjedhje gazi, ku si pasojë e rrjedhjes ka shpërthyer bombola e gazit.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombolës së gazit.

Lajme të tjera |  “Jam në top formë, hajde më shiko” - Ilir Meta mesazh gazetares: Pi vetëm lëng boronice Puke, të ftoj në qelinë time!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us