Një 52-vjeçar i identifikuar me inicialet A.G ëhstë vënë nën hetim nga Policia e Korçës këtë të dielë pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij. Ndërsa në fshatin Dardhas një 52-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij. Të dy të dhunuarit janë pajisur me urdhër mbrojtje.
NJOFTIMI I POLICISË:
U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje. U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. F., 52 vjeç, banues në fshatin Dardhas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje