Lamine Yamal në “qiellin e shtatë” pas titullit në La Liga: Ky është vetëm fillimi

Të gjithë tifozëve të Barcelonës, dua të them se ky është vetëm fillimi”, u tha Lamine Yamal gazetarëve me një entuziazëm pasi Barcelona fitoi matematikisht titullin e La Ligës me një sukses 2-0 ndaj Espanyol. Talenti i ri ndau më pas me “ESPN” mentalitetin e tij fitues dhe motivimin të pashtershëm:

“Është e pamundur të lodhesh duke fituar, është diçka që e mbaj gjithmonë në mendje”. Më 13 korrik, spanjolli do të mbushë 18 vjeç, që do të thotë se 70 paraqitjet e tij të para për Blaugranët dhe tre titujt që fitoi erdhën si minorenë. Në sezonin 2024-2025, Lamine Yamal shënoi 7 gola dhe dha 12 asiste në 32 paraqitje në La Liga.

Lajme të tjera |  LISTA/ Sportistët më të paguar për vitin 2025, zbulohet kush është “mbreti”

Në të gjitha garat, ai ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 25 asiste në 53 ndeshje. Spanjolli ishte një figurë kyçe në sezonin triumfues të Barcelonës, duke i impresionuar tifozët dhe trajnerët me performanca të nivelit të lartë që kontribuan ndjeshëm në triumfin e klubit për titullin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us