Lamtumirë Gerti Bogdani!

Lamtumirë Gerti Bogdani!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike u përcoll këtë të enjte me homazhe për në banesën e fundit. Trupi i tij, siç kanë njoftuar familjarët, do të prehet në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Prej orës 10:00, Kuvendi i Shqipërisë hapi dyert për homazhe për ish-deputetin demokrat Gerti Bogdani.

Ai humbi jetën një ditë më parë në mënyrë të beftë për shkak të një ataku kardiak në moshën 44-vjeçare.

Në vitin 2009, Bogdani hyri në Parlament si deputet i PD, duke qenë ligjvënësi me i ri i legjislaturës dhe qëndroi për dy mandate.

Në Partinë Demokratike është aktivizuar gjerësisht edhe si drejtues i Forumit Rinor dhe tentoi pa sukses të kandidonte për bashkinë e Tiranës në vitin 2023.

Lajme të tjera |  Nga uji i pijshëm tek parkimet në Vlorë, Rama: Të gjithë në terren! Iku koha kur problemet zgjidheshin në kafe

Liderë politikë dhe kolegë të të gjitha krahëve, vlerësuan figurën e tij dhe shprehen ngushëllime për ndarjen e tij të hershme nga jeta.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us