Një land gjerman ka bërë thirrje për mosdhënien e shtetësisë për migrantët që kanë pikëpamje anti-izraelite, ndërsa vendi vazhdon të përballet me një rritje të antisemitizmit që nga masakrat e 7 tetorit nga grupi militant Hamas. Landi u kërkon qeverive të tjera rajonale të ndjekin shembullin e saj. Shteti i Saksonisë, Anhalt, i vendosur në lindje të Gjermanisë, ka deklaruar se të gjithë emigrantëve që kërkojnë të bëhen shtetas gjermanë do t’u kërkohet të shkruajnë se nuk mbështesin shpërbërjen ose shkatërrimin e shtetit të Izraelit.
Sipas një raporti nga media Deutsche Welle, ‘politika e re’ u njoftua nga Ministria e Brendshme e landit dhe u bën thirrje autoriteteve lokale të jenë vigjilente në lidhje me opinionet që shfaqin emigrantët mbi temën e Izraelit dhe të kenë kujdes nga qëndrimet antisemite. Ata që refuzojnë të shkruajnë një letër në mënyrë eksplicite, duke thënë se nuk mbështesin të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, nuk do t’u jepet shtetësia dhe refuzimi i tyre do të mbahet në një dosje nga qeveria e landit.
Ministrja e Brendshme e Anhalt, Tamara Zieschang, mbrojti rregulloret e reja përpara një takimi të ministrave të brendshëm të landit gjerman dhe i bëri thirrje pjesës tjetër të vendit të ndjekë të njëjtën politikë. Zieschang është një anëtare e Unionit Kristian Demokratik (CDU) të qendrës së djathtë, që qeveris rajonin dhe ka folur në lidhje me nivelet në rritje të antisemitizmit në Gjermani, që nga masakra e Hamasit në 7 tetor të rreth 1200 civilëve izraelitë.
Udhëheqësi i partisë federale CDU, Friedrich Merz, ka qenë i hapur për këtë çështje që nga tetori, duke i bërë thirrje qeverisë federale të koalicionit të majtë që të godasë antisemitizmin, si sulmi në një sinagogë në Berlin në tetor dhe demonstratat e shumta të paautorizuara pro-Palestinës, disa prej të cilave janë kthyer në të dhunshme.
“Urrejtja ndaj hebrenjve dhe armiqësia e dhunshme kundër Izraelit nuk duhet të ketë vend në Gjermani”, tha Merz. Politika e re në Anhalt trajton problemin e antisemitizmit midis emigrantëve në Gjermani, kryesisht atyre me prejardhje islame. Edhe ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila drejtoi Gjermaninë teksa priti në vend nga 2015 deri 2016 mbi 1 milion refugjatë, pranoi se kishte një problem me antisemitizmin midis azilkërkuesve nga bota arabe.
“Ne kemi një fenomen të ri, pasi ka shumë refugjatë mes të cilëve, për shembull, njerëz me origjinë arabe, që sjellin një formë tjetër antisemitizmi në Gjermani,” tha Merkel. Pavarësisht njohjes së problemit dhe propozimeve për ta trajtuar atë, një raport i publikuar në korrik të këtij viti nga Fondacioni Konrad Adenauer pretendonte se myslimanët kishin shumë më tepër gjasa të kishin pikëpamje antisemite se gjermanët e tjerë, deri në katër herë më shumë.
Raporti nuk deklaroi ndonjë arsye përfundimtare përse myslimanët janë më antisemitë, duke pretenduar se çështja ishte komplekse dhe kërkonte studim të mëtejshëm, por vuri në dukje se sa të përhapura janë pikëpamjet antisemitike në disa nga vendet nga emigrantët myslimanë.
Sulmet antisemitike janë rritur në të gjithë Gjermaninë që nga 7 tetori, sipas grupit RIAS, i cili deklaroi në fund të nëntorit se midis 7 tetorit dhe 9 nëntorit, kishte pasur 994 incidente antisemitike, tre prej të cilave ishin raste të dhunës ekstreme. RIAS deklaroi se numri mesatarisht arriti në 29 incidente në ditë që ishte një rritje 320%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.