Walid Jarmouni ishte një nga futbollistët kryesorë të Tiranës në këtë sezon. Sulmuesi shënoi 13 gola dhe dhuroi edhe 2 asiste me fanellën e bardhebluve.
Futbollistët kanë marrë pushimet dhe Jarmouni është njëri prej tyre. Francezi është aktiv në “Instagram” ku herë pas here ndan postime me njekësit e tij.
Këtë radha ka surprizuar jo pak, teksa në “Insta-Story” ka hedhur një foto, ku veshur mban fanellën e Hajduk Split. Fotoja me fanellën e skuadrës kroate ka surprizuar ndjekësit, ku siç duket sulmuesi mund të jetë një tifoz i kësaj skuadre.
