Vllaznia dështoi për të çuar në Shkodër titullin kampion. Një dështim i cili padiksutim ka lënë shije të hidhur te drejtuesit, të cilët nuk toleruan pjesëtarët e styafit.
Ditën e djeshme u zyrtarizua largimi i Thomas Brdaric dhe Tefik Osmanit, me palët që ndanë rrugët mes tyre. të tjera largime pritet të pasojnë në ditët në vazhdim, pasi ky dështim do të çojë skuadrën në një revolucion të vërtetë.
Drejtuesit po punojnë shumë dhe për ta nuk ka fare kohë për gjëra të tjera. Por nga ana tjetër lojtarët kanë nisur pushimet, ndërsa disa prej tyre janë edhe në pritje të ndonjë telefonate për të mësuar nëse do të qëndrojnë në Shkodër edhe sezonin tjetër apo do të pasojnë Brdaric dhe Osmanin.