Largimi i Dakut nga Rubin Kazan, sulmuesi shqiptar “thyen” heshtjen: Mos harxho fjalë për njerëzit…

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon me Rubin Kazanin në kampionatin rus. Shpesh herë është folur edhe për një largim të mundshëm të sulmuesit të kombëtares shqiptare.

Megjithatë, zërat për largimin e 27-vjeçarit kuqezi i ka mohuar vetë trajneri i skuadrës ruse. Pak pas deklaratës së trajnerit Rashid Rahimovi, ka zgjedhur të flasë vetë Daku.

“Mos harxho fjalë për njerëzit, të cilët meritojnë heshtjen tënde.”, shkruan sulmuesi kuqezi në rrjetet e tij sociale. Në 17 paraqitje me Rubin Kazan në kampionat, Daku ka realizuar 9 gola dhe 5 asiste.

 

Lajme të tjera |  “Përballë Dinamos nuk synojmë rezultatin”, Gega në prag të finales së vogël: Çdo gjë po e bëjmë për të ardhmen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us