Largimi i mundshëm i Sommer, Interi ka 2 kandidatë për portën

Yann Sommer mund të largohet nga Interi në këtë merkato. Zvicerianit i përfundon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm, por pavarësisht kësaj palët mund të ndajnë rrugët.

E për t’u përgatitur për gjithçka, zikaltërit kanë nisur punën për zëvendësuesin. Në listën e tyre është Marco Carneseçhi i Atalantës dhe Gianluigi Donnarumma i PSG-së. Italiani është edhe ish-i i rivalëve të tyre të përjetshëm, Milan.

Drejtuesit e Interit kanë nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarëve dhe do të tentojnë që me njërin prej tyre të arrijnë një marrëeshje. Javët e ardhshme do të jenë mjaft vendimtare për italianët që do të vendosin edhe për portierin për sezonin e ri.

Lajme të tjera |  Ilir Daja nuk ia del, ekipi i Superligës ndal Dinamon

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us