Largimi i Muratajt nga Partizani, ja kush pritet të emërohet kapiteni i ri i të kuqve

E dimë të gjithë që sa të jetë Alban Hoxha pjesë e Partizanit, ai do të jetë kapiten i parë, por në kushtet kur cërrikasi është thuajse gjithnjë në stol, duhet që dikush tjetër ta mbajë shiritin.

Pas largimit të Muratajt, shanset më të mëdha janë që shiriti i kapitenit të kalojë në krahun e Tedi Carës. Kavajasi pritet të emërohet si kapiten për faktin e thjeshtë se është një nga liderët e skuadrës dhe ndodhet në klub prej disa vitesh.

Kandidatura mund të jenë edhe Arinaldo Rrapaj e Andi Hadroj, të cilët janë liderë të ekipit dhe mbajnë peshë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në dhomat e zhveshjes.

Lajme të tjera |  4 milionë euro, presidenti i Sivasspor “trondit” Rey Manajn

Kushdo që do ta mbajë, mbetet të shihet nëse do ta ndjekë “mallkimi” dhe do të largohet në merkaton e radhës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us