Largimi i të rinjve, jo vetëm problem social dhe ekonomik!

Largimi jo i zakontë i të rinjve nga Shqipëria, kryesisht në emigrim nuk është vetëm një problem social dhe ekonomik, por ndikon negativisht në cilësinë e demokracisë në vend thotë një analizë e fundit e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal që funksionin nën nismën e Berlinit.

Emigrimi i të rinjve prej vitesh ka krijuar probleme në tregun e punës, por po implikon erozionin e demokracisë dhe proceseve demokratike në vend, vë në dukje KBR. Studimi llogarit se, popullsia e të rinjve në Shqipëri (14-29 vjeç) është ulur me 2.5% në katër vitet e fundit. Anketat mbi emigrimin potencial kanë zbuluar se 71% e të rinjve po mendojnë për emigracionin në planet e tyre afatshkurtra dhe afatmesme.

Në vitin 2022, rreth 46,460 shqiptarë emigruan, duke shënuar një rritje prej 10.5% krahasuar me vitin 2021. Shumica e tyre, rreth 36 mijë, ishin individë të rinj. Aspektet ekonomike dhe sociale po kontribuojnë në këtë prirje. Emigrimi i të rinjve nxitet nga shqetësimet në lidhje me cilësinë e jetës, standardin e arsimit dhe mungesën e mundësive të punësimit.

Lajme të tjera |  Ish-presidenti: Situata në PD është dramatike, janë kthyer si kazermë politike! E turpshme, autoktonët e Tiranës dhe më të votuarit e Primareve i lanë jashtë Kuvendit

Sipas të dhënave të INSTAT nga viti 2011 deri në vitin 2022 kanë emigruar nga vendi mbi 512 mijë persona, ku rreth 70 për qind e tyre ishin të rinj. Emigracioni i të rinjve është një plagë që do të jetë prezentë edhe në vitet në vijim, sipas anketave. Sakaq politikat e Shqipërisë për fuqizimin e të rinjve nuk shoqërohen me mbështetje financiare.

Tashmë është e dukshme që emigracioni po përfshin të rinjtë, por Shqipëria nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e tyre dhe shpërndarjen rajonale. Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT) kryen kërkime të popullsisë në intervale të rregullta për të ofrojnë të dhëna demografike të përditësuara. Këto iniciativa kërkimore janë thelbësore për monitorimin e ndryshimeve në popullatë dhe ndjekjen e tendencave demografike. Regjistrimi i fundit i popullsisë u zhvillua në vitin 2011 dhe një tjetër u krye në 2023, por INSTAT shkeli rregullin duke shtyrë publikimin e rezultateve në qershor 2024 në një kohë që kalendari fillestar parashikonte që të dhënat paraprake të censit të publikoheshin në dhjetor 2023.

Lajme të tjera |  159 vota

Në përgjithësi, popullsia shqiptare është në rënie, kryesisht për shkak të emigrimit të konsiderueshëm te të rinjve dhe rënia e lindjeve./Monitor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us