Largimi nga Empoli i sigurt, Ardian Ismajlit i del emri te “gjiganti” i Superligës

Ardian Ismajli në fund të këtij muaji del lojtar i lirë. Mbrojtësit i përfundon  kontrata me Empolin në fund të këtij muaji. Toskanët kanë kërkuar ta mbajë edhe për sezonin e ri, por rënia në Serie B bën që mbrojtësi të kërkojë një aventurë të re.

Interesimet për shqiptarin nuk mungojnë, teksa emri i tij ka përfunduar te gjigantët e Superligës. Saktësisht te Besiktas, ekip ku luan edhe Ernest Muçi dhe Milot Rashica.

Skuadra turke kërkon përforcime për prapavijën dhe karakteristikat e shqiptarit duket se plotësojnë kushtet e drejtuesve. 28-vjeçari ka eksperiencën e duhur për të marrë mbi supe përgjegjësitë e këtij reparti.

Siç dihet vlera e Ismajlit në “Transfermarkt” është 6 milionë euro, teksa në karrierën e tij ka luajtur për disa ekipe si Hajduk Split në Kroaci dhe Spezia në Itali. Gjithashtu ka dalë nga ekipi i 2 Korrikut, ndërsa ka luajtur edhe për Prishtinën.

Largimi nga Empoli i sigurt, Ardian Ismajlit i del emri te "gjiganti"

Lajme të tjera |  “Shqipëria ka trajner dhe lojtarë të shkëlqyer”, tekniku i Serbisë, Dragovic: Kundërshtari është agresiv, por ne kemi ardhur në Tiranë për 3 pikët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us