Stiven Shpendi sezonin e kaluar, ishte pjesë e Carrarese në Serie B, duke kryer 25 paraqitje dhe realizoi 4 gola. Sezonin e ardhshëm, sulmuesi do të militojë sërish në ligën e përmendur mësipër.
Por kësaj radhe jo me fanellën e Carrarese, por me Empolin. Sulmuesi i kombëtares së Shpresave, ka kryer me sukses vizitat mjekësore në ambientet e klubit toskan dhe pritet tashmë vetëm të dalë në stërvitje.
Empoli e bleu kartonin e Stiven Shpendit këtë merkato nga Cesena për 2.2 milionë euro. Përpara dy sezonesh, sulmuesi shqiptar bëri 12 paraqitje në Serie A me klubin toskan.