Largohet pas 3 vitesh, mesfushori shqiptar mbetet pa ekip

Elvis Kabashi është një futbollist i lirë në treg. Mesfushori është larguar nga Reggiana. Palët kanë mbylluar marrëveshjen mes tyre pas 3 sezonesh dhe në këtë mënyrë 31-vjeçari është i lirë.

Shqiptari tashmë do të jetë në pritje të ofertave për të vendosur se ku do të vazhdojë karrierën. Interesimet për të nuk mungojnë dhe mbetet të shihet se ku do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Kujtojmë se Kabashi në të kaluarën ka luajtur për Shqipërinë e moshave, por më pas prefer oi të përfaqësonte Italinë.

Lajme të tjera |  VIDEO që po bën xhiron e rrjetit! Diogo Jota po varrosej, Luis Diaz kërcente

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us