Ambasadori i Rusisë në Beograd Aleksandër Botsan-Kharchenko ka kërkuar këtë të enjte që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të zgjidhet në favor të kësaj të fundit. Ndër të tjera ai shtoi se Kosova po bën gjithçka që ka në dorë për të marrë Veriun, ndërsa shtoi se ajo është pjesë e Serbisë.
Aleksandër Botsan-Kharchenko: Situata e krijuar rishtazi në botë do të mundësojë zgjidhjen e shumë konflikteve të vjetra, përfshirë edhe çështjen e Kosovës. Çështja e Kosovës mund dhe duhet të zgjidhet para së gjithash në interes të Serbisë, sepse Kosova është pjesë e Serbisë.
Ndërkohë i së njëjtës linjë ka qenë dhe kryediplomati rus Sergei Lavrov. Sipas tij, Bashkimi Europian po i bën shantazh Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiç për të njohur Kosovën.
Sergi Lavrov: BE po i thotë Serbisë se duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë pavarësinë e Kosovës për t’u bërë pjesë e bllokut. Perëndimi u përpoq të shantazhonte Serbinë duke i lënë dy zgjedhje: t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë ose të përballet me një grusht shteti.