Lazio publikon listën e të grumbulluarve ndaj Juves, mungon Elseid Hysaj

Ditën sotme në orën 18:00 do të zbresin në fushë Lazio dhe Juventusi në sfidën e vlefshme për javën e 36-të të Serie A. Pak më parë, trajneri i lacialëve Marco Baroni ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën e sotme.

Në listën e lojtarëve që do të sfidojnë Juventusin sot në “Olimpico” nuk bën pjesë Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk është i grumbulluar sot, si pasojë e një kartoni të kuq në ndeshjen e kaluar.

Në minutën e 76-të të sfidës me Empolin, Hysaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën në inferioritet numerik. Megjithatë, shkodrani mund të ngushëllohet pasi në atë takim asistoi për shokun e ekipit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us