Çështja Niko Uilliams ka qenë stuhia e vërtetë verore e kësaj merkatoje. Ishte intensiv, i papritur, dërrmues, por më 4 korrik gjithçka mbaroi
Futbollisti do të qëndrojë te Atletik Bilbao deri në vitin 2035, duke i mbyllur derën jo vetëm një transferimi të mundshëm te Barcelona, por edhe të gjithë pretendentëve në të ardhmen.
Siç raportohet nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano, në fakt, hapi i parë i baskëve për të bindur spanjollin ka të bëjë me super klauzolën, e cila do të bëhet aktive duke filluar nga viti 2026.
Paga, është vendosur në një bazë prej 10 milionësh neto në sezon, të cilave mund t’u shtohen bonuse të mëtejshme me arritjen e statistikave të caktuara në nivel individual. Bonuse që mund të shumëfishohen bazuar edhe në thirrjet dhe performancat me Spanjën.