Lecce e shqiptarëve ndalet në barazim, Medon Berisha rikthehet në fushë pas më shumë se një muaji

Pas një dëmtimi që e la jashtë fushave të lojës për më shumë se një muaj, Medon Berisha është rikthyer sërish në fushën e lojës ditën e sotme me skuadrën e Lecces.

Ekipi i shqiptarëve barazoi sot me Bolognan pa gola në shtëpi. Medon Berisha u fut në fushën e lojës për herë të parë këtë vit, duke u inkuadruar në lojë në minutën e 80-të.

Ndërsa Ylber Ramadani e nisi këtë takim si titullar, duke u zëvendësuar në minutën e 70-të të sfidës. Ekipi i mesfushorëve shqiptarë gjendet në vendin e 14-të të Serie A me 24 pikë të grumbulluara.

Lajme të tjera |  Në qendër të kritikave pas ndeshjes Inter-Barcelona, arbitri Marciniak merr vendimin ekstrem

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us