Klubi i Lecces arriti të sigurojë mbijetesën në Serie A sezonin e ardhshëm. Skuadra ku luajnë mesfushorët e kombëtares shqiptare, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani po përgatiten për sezonin e ri.
Më datë 22 korrik, Lecce do të zhvillojë seancën e parë stërvitore. Ndërsa ditën e sotme, ekipi verdhekuq ka bërë të ditur dhe lojtarët që janë thirrur nga trajneri Di Francesco për stërvitjen e parë, mes tyre dhe Berisha e Ramadani.
Lista e lojtarëve të Lecces:
Portierë: Falcone Wladimiro (1995), Fruchtl Christian (2000), Samooja Jasper (2003), Penev Plamen (2008)
Qendërmbrojtës: Baschirotto Federico (1996), Gaspar Kialonda (1997), Pehlivanov Christian (2006), Tiago Gabriel (2004)
Mbrojtës anësor: Addo Vernon (2005), Gallo Antonino (2000), Kouassi Owen (2003), Veiga Danilo (2002)
Mesfushorë qendror: Berisha Medon (2003), Coulibaly Lassana (1996), Gorter Olaf (2005), Helgason Thorir (2000), Kaba Mohamed (2001), Kovac Niko (2005), Pierret Balthazar (2000), Rafia Hamza (1999), Ramadani Ylber (1996)
Mesfushorë ofensiv: Banda Lameck (2001), Morente Tete (1996), N’Dri Konan (2000), Pierotti Santiago (2001)
Sulmuesë: Burnete Rares (2004), Camarda Francesco (2008), Esposito Pasquale (2008), Krstovic Nikola (2000)