Lecce rikthen interesimin për të marrë Arbër Hoxhën

Pas një përpjekjeje të dështuar për ta transferuar në janar – për shkak të një oferte që u konsiderua e ulët nga klubi kroat – situata tani duket të ketë ndryshuar ndjeshëm.

Hoxha, 26 vjeç, ka pasur më pak hapësira në formacionin kroat kohët e fundit, ndërsa Dinamo Zagreb po përballet me sfida financiare pas një sezoni nën pritshmëri në elitën e futbollit kroat.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zhvilluar 25 ndeshje këtë sezon, duke shënuar 3 gola dhe asistuar 3 herë, statistika që e kanë mbajtur në radarët e klubeve europiane.

Mediat italiane konfirmojnë se Lecce është i gatshëm të rikthehet me një ofertë të përmirësuar në merkaton e verës, në përpjekje për të siguruar shërbimet e Hoxhës. Transferimi i mundshëm shihet si një hap i rëndësishëm për lojtarin dhe një përforcim potencial për Lecce në repartin ofensiv.

Lajme të tjera |  FOTO/ Shkak bëhet mbrojtësi, Sylvinho lë Shqipërinë për Portugalinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us