Ledjona në gjendje të rënduar, kërkon të lërë shtëpinë e Big Brother

Banorja Ledjona Xheladinaj është shfaqur në gjendje disi të vështirë emocionale gjatë ditës së djeshme, ku pas spektaklit ka shprehur dëshirën për të dalë nga loja.

Në një bisedë me Eglën, Ledjona është shprehur se dëshiron që të lërë lojën, pais e ka të vështirë që të shfaqë realisht veten e saj.

Ndërkohë që Egla i thotë “po shaj ndonjë”, Ledjona shprehet se “do dalë tamam dhe jo me sharje”.

“Më kuptoni, ju kam xhan dhe ju dua për atë që jeni dhe nuk kam asnjë lloj interes loje. Thjesht nuk më pëlqen kjo gjëja këtu, kaq. Nuk jam unë kjo siç jam”, tha Ledjona.

Ledjona: Dua të dal

Egla: Do të dalësh? Po shaj ndonjë gjë.

Ledjona: Jo, nuk dal ashtu unë. Të dal tamam siç jam.

Egla: Po s’ka kuptim tani.

Ervini: Ku do të dalësh ti tani? A më the rri këtu?

Ledjona: Po

Ervini: Po si do dalësh?

Egla: Hë se i ka naze.

Ervini: Le të kalojë dita sot se nesër është ditë e re.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us