‘Legalizimet pa asnjë lek”/ Berisha: Çdo çift i ri do të ketë banesë falë kredive të buta! Do të zgjidhim përfundimisht çështjen e pronës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar disa nga pikat kryesore të programit të PD për zgjedhjet, duke u ndalur veçanërisht te çështjet e strehimit dhe pronësisë. Berisha premton se çdo çift i ri do të përfitojë një banesë përmes kredive të buta, duke e bërë të mundur strehimin e tyre pa barrë të rëndë financiare.

Ai gjithashtu garanton se çështja e pronave do të zgjidhet përfundimisht brenda mandatit të parë, duke theksuar se të gjitha legalizimet do të jenë falas dhe lejet ekzistuese do të kthehen në tapi brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së re. “Ne bëjmë legalizim para urbanizimit. Legalizimi do të jetë falas dhe çdo legalizim që keni do të njihet si tapi,” deklaroi Berisha.

Në lidhje me përbërjen e qeverisë së ardhshme, ai u shpreh se kabineti i Partisë Demokratike do të ketë përfaqësim mbarëkombëtar, duke garantuar përfshirjen e përfaqësuesve nga të gjitha trevat e vendit.

Lajme të tjera |  “Dënimi me burg”, Beleri: Depozitova provat se u gjykova padrejtësisht nga GJKKO

Kreu i PD Sali Berisha: Çdo çift i ri do të ketë banesë lehtësisht, me kredi të butë. Brenda mandatit të parë do të zgjidhet përfundimisht çështja për pronat. Të gjitha legalizimet do të jenë falas dhe lejet e legalizimit do të kthehen në tapi në 100 ditët e para të qeverisë së ardhshme. Ne bëjmë legalizim para urbanizimit, legalizimi do të jetë falas dhe çdo legalizim që keni, do njihet si tapi. Kabineti i PD do jetë me përfaqësim mbarëkombëtar.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Programi ynë është ‘çdo çift, një çati’! Do japim 30 mijë euro grant dhe do ulim të paktën 10 herë taksat mbi sipërfaqen e ndërtimit

E nderuar zonjushë, programi ynë është çdo çift, një çati.

Dhe u siguroj se ne këtë program do e bëjmë realitet.

Çmimet e sipërfaqeve të ndërtimit këtu janë stratosferike.

Por ne do bëjmë sërish, përveç projektit që çdo çift, një çati, që nënkupton një grant prej 30 mijë eurosh për të mbuluar interesat e kredisë.

Lajme të tjera |  Kryebashkiaku Veliaj u “harrua” në burg? Ja si përgjigjet kryeministri Edi Rama

Dhe në rast se çifti dëshiron të ketë fëmijën e tretë, kredia i paguhet tërësisht nga shteti.

Por krahas kësaj, ne kemi edhe dy projekte të tjera për strehimin e shqiptarëve, për lehtësimin.

Së pari, ulim me të paktën 10 herë taksat që merren sot mbi sipërfaqen e ndërtimit. Taksat llogariten me vlerën e shitjes, ato do llogariten me vlerën e projektit.

Dhe në këtë kontekst, në qoftë se sot ndërtuesi paguan taksë 100 gjer në 300 euro për metër katrorë, do paguajë 2 deri në 8 euro për metër katror.

Ky është zotimi ynë, çka do të reflektohet direkt në taksa.

Së treti, ne do ndërtojmë ndërtesa sociale me qëllimin e vetëm dhe kryesor që t’u japim mundësi shqiptarëve të strehohen me çmime të arsyeshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us