Legjenda i Italisë dhe Juves tërhiqet nga futbolli

Legjenda i Italisë, Giorgio Chiellini ka njoftuar tërheqjen e tij, duke e përshkruar karrierën e tij si udhëtimi më i bukur dhe më intensiv i jetës. 39-vjeçari ishte kapiten i Azzurrëve në fitoren e tyre në Euro 2020. Mbrojtësi bëri emër te Juventusi dhe që nga qershori 2022 luajti në Major League Soccer (MLS) me Los Angeles FC.

LAFC u mund 2-1 nga Columbus Crew në finalen e MLS Cup të shtunën. Duke postuar në X, Chiellini shtoi: “Kam bërë një rrugë unike dhe të paharrueshme. Tani është koha për të filluar kapituj të rinj, për të përballuar sfida të reja dhe për të shkruar faqe të tjera të rëndësishme dhe emocionuese të jetës”.

Chiellini e filloi karrierën e tij me Livornon në vitin 2000 përpara se të çimentonte statusin e tij si një ikonë e Serisë A në Torino. Ai ndihmoi Juventusin të fitonte nëntë tituj radhazi të Serie A nga viti 2011 deri më 2020 dhe Kupën e Italisë pesë here.

Ish-kapiteni i Italisë, i cili u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar në vitin 2022, luajti 117 ndeshje me Kombëtaren, duke shënuar tetë gola. Juventusi nderoi ish-lojtarin, duke u shprehur: “Për tifozët e Juventusit, për 17 sezone, numri tre ishte vetëm për një person e ai është Giorgio Chiellini. Ke qenë gjithmonë pranë nesh, si një superhero, i gatshëm për të ndërhyrë ndaj kundërshtarëve, sa herë ishte e nevojshme”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us