“Lëkundet” vendi i titullarit për Amir Rrahmanin, Napoli nis bisedimet për mbrojtësin e Bolognas

Napoli po mendon të përforcojë repartin difensiv për sezonin e ardhshëm. Ekipi “blu” me shumë mundësi do të blejë një qendërmbrojtës në merkaton e verës dhe ai pritet të vijë nga Bologna.

Bëhet fjalë për Sam Beukema, i cili është një prej objektivave të Napolit në merkaton e verës. Siç raportojnë mediat italiane, 26-vjeçari i Bolognas është objektivi numër një i napolitanëve dhe së shpejti mund të ketë një ofertë për klubin kuqeblu.

Në rast të një transferimi të mundshëm të holandezit në Napolit, do t’i bëhej konkurrencë Amir Rrahmanit që luan në të njëjtin pozicion. Beukema u ble nga Bologna para dy vitesh nga AZ Alkmaar për shifrën e gati 8 milionë eurove.

Lajme të tjera |  E ka të sigurt largimin nga Chelsea, ylli i “Bluve” fut në “sherr” 3 ekipe italiane

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us