Një ndeshje mjaft delikate do të luajë Kombëtarja shqiptare mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë do të duelojnë ndaj Letonisë, sfidë që do të luhet në transfertë në orën 20:45 dhe që luhet në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës.
Në lidhje me këtë përballje ka folur Mario Mitaj. Mbrojtësi për “Supersport” ka theksuar se skuadra e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë dhe se do të luajnë vetëm për 3 pikët.
“Nuk kemi patur shumë kohë për t’u përgatitur. Besoj se atmosfera është e mirë, të gjithë janë gati. Na duhet fitorja, me patjetër. Loja do jetë e njëjtë. Letonia luan si Serbia, me të njëjtën skemë, e dijmë se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të bëjmë gola dhe të fitojmë.
Të gjithë sulmuesit janë në formë. Penalltinë mund ta humbë kushdo. Besoj se do kem më shumë mundësi për të krosuar”, ka deklaruar mbrojtësi.