Libralizimi i vizave për Kosovën/ Deklarata e turpshme e ministrit serb: 500.000 shqiptarë do largohen

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç ironizoi lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e Bashkimit Europian. Vuçeviç tha se nuk e dinte përse qytetarët e Serbisë ishin të irrituar, duke shtuar se situata duhet të shihej në një këndvështrim tjetër.

“Pse jemi mërzitur, le të udhëtojnë. 300.000, 500.000 njerëz do të shkojnë atje (në BE, pas liberalizimit të vizave). Të tregohemi të mençur politikisht, pak durim. Bëhuni pak të mençur politikisht. Çfarë problemi kemi në që po shkojnë në Zvicër, Gjermani, apo ku shkojnë. Le të shkojnë ku mendojnë se është më mirë për ta. Na duhet pak nga politika e Millosh Obrenoviçit,“-tha ai sipas “novimagazin.rs”.

Lajme të tjera |  E bija në luftë me jetën, gjysh Bardhi fle në stolat e spitalit, qëndroi 8 ditë pa ushqim

Në pamje të parë kjo deklaratë duket e qartë, gati mbështetëse ndaj Kosovës dhe lirisë së lëvizjes. Por në fakt djalli fshihet në detaje, ashtu siç edhe ndodh në këtë deklaratë. Ç’ka dashur të thotë Vuçeviç me politikën e Millosh Obrenoviç?

Princi i atëhershëm i Serbisë, Millosh Obrenoviç është ndër inspiruesit e parë të Doktrinës së shejt serbe për asgjësimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre. Pra Obrenoviç ishte inspiruesi për largimin e shqiptarve nga trojet e tyre etnike dhe  përdori metodat të cilat më vonë gjatë historisë do të përdoreshin edhe nga serbë të tjerë.

Por deklarata e ministrit serb ka kaluar pa u ndjerë nga ndërkombëtarët, të cilët ende nuk e kanë dënuar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us