Liderët e BE-së thirrje Putinit nga Ukraina: Prano armëpushim 30-ditor pa kushte

Udhëheqësit evropianë i kanë telefonuar Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të diskutuar propozimet për një armëpushim 30-ditor midis Rusisë dhe Ukrainës nga e hëna, gjatë një vizite në Kiev.

Thirrja erdhi pasi udhëheqësit e të ashtuquajturit “koalicion i të vullnetshmëve” zhvilluan një takim për të diskutuar avancimin e bisedimeve të paqes.

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Polonisë u pritën personalisht nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndërsa të tjerë u bashkuan nga distanca.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se koalicioni mbështeti një armëpushim “të plotë dhe pa kushte” – të propozuar fillimisht nga Trump – dhe se BE ishte gati të “vendoste sanksione të mëtejshme të ashpra” nëse ai shkelej.

Prania e Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, Presidentit Francez Emmanuel Macron, Kryeministrit polak Donald Tusk dhe Kancelarit të ri gjerman Friedrich Merz në kryeqytetin ukrainas ishte një përgjigje simbolike për më shumë se 20 udhëheqësit që iu bashkuan Presidentit rus Vladimir Putin në Moskë të premten.

Lajme të tjera |  Mbyllja e fushatës së PD/ Berisha: Më 12 Maj, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë

Në një deklaratë të përbashkët përpara vizitës, ata thanë se “do të qëndrojnë në Kiev në solidaritet me Ukrainën kundër pushtimit barbar dhe të paligjshëm në shkallë të plotë të Rusisë”.

Udhëheqësit shtuan: “Së bashku me SHBA-në, ne i bëjmë thirrje Rusisë të bjerë dakord për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar 30-ditor për të krijuar hapësirën për bisedime mbi një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.”

Një armëpushim 30-orësh, i shpallur në mënyrë të njëanshme nga Putin për të shënuar Ditën e Fitores së Rusisë, pritet të përfundojë të shtunën.

“Koalicioni i të vullnetshmëve” u formua për të përforcuar çdo marrëveshje eventuale paqeje me garanci sigurie, duke përfshirë mundësinë e vendosjes së trupave në Ukrainë.

Lajme të tjera |  “Jam shtetas britanik, të vijnë përfaqësues të ambasadës angleze”/ Vr*u fqinjin 34-vjeçar, Ylber Jaku: S’kam besim te drejtësia!

Trump më parë përsëriti thirrjen për një armëpushim 30-ditor të pakushtëzuar pas një telefonate me Zelenskyn.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us