Iftuar në “Ftesë në 5” Lidi Delia ish-banor i BBV3 ka folur në lidhje me eksperiencën e tij brenda shtëpisë. I pyetur se si ai e përballoi misionin e caktuar nga vëllai i madh si vëllai i Heidit ai është shprehur se është ndjerë në presion.
“Ishte një moment ku mendova imgjino sa shumë presion i bëjnë Heidit këtu, unë me kaq pak dhe po ndjej kaq presion, sepse Heidi vërtët sulmohet shumë” ka thënë Lidi në intervistën e tij.
Gjithashtu Lidi nuk ka lënë dhe pa përmendur Romeon ku ai ka folur me fjalë të mira duke e cilësuar si djalë të mirë e të fortë. Ai u shpreh se Romeo e mori përsipër edhe ta mbronte atë nga banorët e tjerë njësoj siç vepronte me Heidin.
Përsa i përket sjelljes së tij në BBV ai u shpreh se donte të paraqitej si djali me sjelljen e mirë. “Atje dhe një mizë merr e zhvillon , pse miza, si miza dhe aty mbytesh” ka thënë Lidi.