Në orën 21:00 do të luhen të gjitha ndeshjet e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Europës.
Padyshim supersfida e mbrëmjes është Milan-Roma, përballja e dy skuadrave italiane.
Pas nuk mbetet as dueli Liverpul-Atalanta, ku Berat Gjimshiti së bashku me shokët do të kërkojnë fitoren në “Anfield”. Leverkuseni i pamposhtur do të presë Uest Hemin ndërsa Benfika-Marsejën.
NDESHJET
MILAN-ROMA 21:00
LIVERPUL-ATALANTA 21:00
LEVERKUSEN-UEST HEM 21:00
BENFIKA-MARSEJË 21:00.