Liga e Kampioneve/ Caktohen katër skuadrat gjysmëfinaliste, për herë të parë pas 16 vitesh nuk ka…

Interi dhe Arsenali i janë bashkuar Barcelonës dhe PSG-së në katërshen gjysmëfinaliste të Ligës së Kampioneve të edicionit 2024-2025

Ajo që i mungonte me shumë katërshes së më të mirëve ishte skuadra e Arsenalit, e cila kishte që nga viti 2009 që nuk i gëzohej një arritje të tillë. Anglezët do të ndeshen me PSG-në në turin tjetër, ndërsa Barcelona do të përballet me Interin.

Ajo që bie në sy është se pas 16 vitesh, në fazën me katër më të mirat nuk do të jetë pjesëmarrëse asnjëra mes Real Madrid, Bajern Mynih dhe Liverpulit. Në atë sezon, të vitit 2009, suksesi i shkoi në fund Barcelonës.

Lajme të tjera |  Huliganët serbë e goditën me karrige në Beograd, Bekim Balaj porosi futbollistëve: Qëndroni gjakftohtë për objektivin Botëror

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us