Ligji i ri për Turizmin, Kumbaro: Synojmë formalizimin e tregut, Investimet Strategjike duhet të njohin realitetin e ri

TIRANË– Në mbledhjen e sotme të qeverisë, janë miratuar ndryshimet në ligjin për turizmin që sipas ministres Mirela Kumbaro ishte e domosdoshme, duke marrë parasysh rritjen e numrit të turizmit në vitin e fundit. Kumbaro tha se turizmi tashmë synohet që të zgjatet në të gjitha stinën, dhe të ketë oferca gjithëpërfshirëse.

“Sot miratuam në mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit, ndryshime për një ligj të rëndësishëm. Turizmi ka qenë e do jetë kryefjalë, ligji i 2015 nuk i përgjigjej realitetit dhe dinamikave të reja. Edhe vizioni I qeverisë është shumë më i avancuar se ligji i 2015. Kjo bënte të nevojshme nevojën për ndryshime ligjore, qoftë për realitetet e reja në tregun e turizmit, kërkesat e konsumatorit, për të dhënë garanci më shumë për shërbime më cilësore. Është një mekanizëm edhe për formalizimin e tregut të turizmit.

Garantojmë konkurrencë të ndershme, raport të ndershëm me tatimet në shtet. Gjithashtu institucionet e turizmit që janë brenda ministrisë, ishte e nevojshme që praktika reale të pasqyrohej në ligjin e ri. Nga ana tjetër japim disa nxitje në ligjin e ri për zhvillim të qëndrueshëm gjithëvjetor, me oferta. Fusim disa dispozita që japin një rëndësi më të madhe statistikave në turizëm. Ky draft ka muaj që punohet, është diskutuar në shumë tryeza dhe po ecën paralelisht me dy nisma të tjera, si strategjia kombëtare e turizmit 2024-2030, e cila do mbyllet brenda pranverës së këtij viti”, u shpreh Kumbaro.

Lajme të tjera |  1.81 miliardë euro për skemën e pensioneve/ Thellohet raporti në 2024, 117 kontribuues për 100 pensionistë

Ministrja foli dhe për ndryshimin e ligjit për investimet strategjike, që sipas saj duhet ti përshtatet realitetit të ri në të cilin ndodhet sot vendi.

“Lidhur me ligjin për investimet strategjike, duhen unifikuar disa prej praktikave ligjore, që janë ndërmarrë në këto 19 vite. Kur shikojmë sot që flitet për 17 hotele që janë ndërtuar ose janë në fazë ndërtimi me katër ose pesë yje, kemi një realitet krejt të ri sa i përket investimeve strategjike. Në kontekstin kur ne flisnin për 10 milionë turistë në 2030, kjo flet për një treg që nuk ishte parashikuar dhjetë vjet më parë kur ligjet ishin planifikuar, ligjet përmirësohen dhe amendohen. Në tregun e organizuar që kemi dhe që duhet t’i përgjigjemi viti 2030. Duhet të kemi paketë ligjore të unifikuar dhe s’ka nevojë të jetë e copëzuar. Është krejt normale që ligjet përmirësohen dhe amendohen me ndryshimin e realitetit ku operojnë. Ne po punojmë në të gjitha sektoret për vitin 2030”,vijoi Kumbaro.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us