Lihet në burg Evis Berberi/ SPAK: Mori miliona nga kompania pasi e shiti te bashkëpunëtorët. Avokati: S’është e vërtetë

Është zhvilluar seanca gjyqësore për ish-kreun e ARRSh-së Evis Berberi dhe dy të arrestuarve të tjerë. Nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash, GJKKO ka lënë në burg Evis Berberin dhe 2 biznesmenët, Valter Begaj dhe Ervis Lami. Berberi në seancë bashkë me dy ortakët e tij kanë kundërshtar akuzat e ngritura nga SPAK. Ndërkohë pas përfundimit të seancës, për mediat ka folur edhe avokati i Berberit, Gentian Romano, i cili tha se klienti i tij nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender. Avokati tha se Berberi s’ka asnjë lidhje me kompanisë ‘DAAM’ sh.p.k, pasi atë e ka shitur.

Avokati: Një çështje civile tregtare e kthyen në çështje penale. Gjatë kësaj kohe keni përcjellë marrëdhënien juridiko civile tregtare mes palëve në këtë proces, e cila më pas është përcaktuar nga SPAK si çështje penale. Qëndrimin tonë e kishim kundër akuzave që janë vënë nga Prokuroria, janë akuza që kërkojnë të shtrëngojnë gjykatën në masën e sigurimit arrest me burg. Nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender persona të tjerë. Zotërues të kompanisë janë të tjerë, Berberi e ka shitur kompaninë në persona të tjerë. Nuk është më pronari i kompanisë që pretendohet. Abuzohet në mënyrë të papërshtatshme me vlerat ekonomike. Këto gjëra do sqarohen, do paraqiten nga ana jonë analiza të mirëfillta ekonomike. S’ka vlera të fituara. Një proces juridik civil tregtar e kthyen në çështje penale.

Ne qëndrimin tonë e kishim kundër akuzave të vëna nga Prokuroria. Akuzat janë vënë për të ndikuar Gjykatën për venimin e arrestit. Zotërues janë të tjerë, Evisi e ka shitur kompaninë. Nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender. Jeni të gabuar, ju nuk e keni lexuar dosjen hetimore, sjeni në djeni mos e diskutoni më. Janë të pavërteta. Abuzohet në mënyrë të papërshtatshme. Do të sqarohen nga ne në ditët në vijim. Do ankimojmë vendimin.

Evis Berberi u arrestua tre ditë më parë, pasi akuzohet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Me dyshimet për të njëjtat vepra penale, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqet dhe Brunilda Bulo, bashkëpunëtore e tyre, e cila nuk është arrestuar për shkak se është nënë e një fëmije të mitur. Skema për përvetësimin e parave është bërë nëpërmjet dy kompanive “Net Group” dhe “Daam”. Kompanitë u blenë dhe u shitën mes 4 të përfshirëve në dosje, madje dhe nga vetë Berberi, i cili më pas, shpallte fituese kompanitë e tij në disa tendera publikë të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar. Shuma e përvetësuar u përllogarit 2.3 milionë euro. Por po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e Berberit u gjetën piktura të shtrenjta si dhe vlera monetare që kapin shumën e 4 milion lekëve.

Lajme të tjera |  Çfarë do të ndodhë në Kosovë? Zeka: Dy opsione për krijimin e qeverisë, por Kurti do të arrestohet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us