Lija e majmunit ‘prek’ Shqipërinë, Tomini: Rasti, i importuar nga Italia! Ja shenjat që tregojnë se jeni infektuar

Është konfirmuar rasti i parë me linë e majmunit (monkeypox) në Shqipëri. Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini, theksoi se bëhet fjalë për një rast të importuar dhe 30-vjeçar i prekur kishte udhëtuar në Itali dy javë para se të diagnostikohej.

Sipas saj, është bërë i mundur izolimi në kushte shtëpiake, pasi simptomat që ka shfaqur kanë qenë të lehta dhe nuk ka pasur nevojë për hospitalizim, ndërkohë që janë marrë masat dhe gjurmuar edhe kontaktet e tij.

“ISHP ka konfirmuar rastin e parë të lijës së majmunit, rasti është konfirmuar gjata majit dhe janë marrë masat me izolimin dhe parandalimin e transmetimin të infeksionit. Është dyshuar si rast nga shërbimi i sëmundjeve infektive pranë QSUT dhe ndërkohë ka vijuar ecuria e bashkëpunimit në bazë të survejancës për monitorimin e rastit dhe vijueshmërinsë e diagnozës laboratorike.

Rasti është në Shqipërinë e mesme, 30-31 vjeç, është i gjinisë mashkull, është rast i importuar, jo autokton. Ndërkohë rasti i importuar nga Italia. Ka pasur histori udhëtimi dy javor para se rasti të diagnostikohet nga ISHP. Mostra laboratorike në bashkëpunim me sëmundjet infektive në Qendrës Spitalore, u soll pranë laboratorit të virologjisë dhe vlerësuam situatën dhe ndjekjen e kontakteve”, theksoi Tomini në një intervistë për “Sot  Live në Shqipëri”.

Lajme të tjera |  “Vjedhjet e votave, mes kandidatëve”? Mërtiri: Opozita i humbi zgjedhjet nga paaftësia e saj

Pyetur për simptomat që shfaq kjo sëmundje infektive, Tomini përmendi gjendjen e plogështisë, temperaturën, debulesën si simptomat më të zakonshme.

“Është sëmundje që jep gjendje plogështie, paraqitjen e një temperature, depulesë, shfaqje në lëkurë mikro noduse të vegjël, që mund të ketë ndryshimet e veta gjeografike. Mund të shfaqen në zonat intime, në pjesën e anusit, në të gjithë sipërfaqen e lëkurës.

Shoqërohet edhe me formacioneve që mund të bëjnë diagnoza diferenciale edhe me sëmundje të tjera të lëkurës. Rasti ka pasur klinikë të lehtë në situatën e përgjithshme, i menaxhuar dhe izoluar në kushte shtëpiake. S’ka pasur altenime të funksioneve të tjera të organizmit për t’u hospitalizuar por është ndjekur nga shërbimi infektiv dhe nga ISHP e rajoni inspektiv”, theksoi Tomini.

Lajme të tjera |  E TRISHTË në Greqi/ Dy fëmijët që u nxorrën nga SHQIPTARI prej lumit nuk mbijetojnë!

Tomini theksoi më tej se sëmundja mund të transmetohet nëpërmjet kontakteve seksuale, por edhe nëpërmjet kontaminimit të objekteve.

“Është një sëmundje që transmetohet jo vetëm seksualisht por edhe nëpërmjet kontaktit lëkurë më lëkurë, kontakte të ngushta me një person të infektuar. Mund të merret edhe nëpërmjet kontaminimit të objekteve dhe me raporte seksuale. Secili mund të riskojë por duke respektuar kushtet e higjienës, distancimin fizik deri në periudhën sa të mbarojë izolimi”, shtoi ajo.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us