Kryeministri Edi Rama ndodhet në Cërrik, ku ka zhvilluar një takim me fokus sektorin e bujqësisë, sfidat arritjet dhe si do financohet sektori i bujqësisë duke iu përgjigjur zhvillimeve ekonomike dhe bumit turistik. Në takim të pranishëm ishin fermerë dhe kryebashkiakë, ku Rama nuk kuresu as kritikat për ta. Kreu i qeverisë u tha se janë shkëputur nga fshati dhe nuk po e shohin si pjesë të punës së tyre të përditshme në funksion të zhvillimit.
“Kryetarët e bashkive e shikojnë fshatin si çështje të urbanizimit të infrastrukturës rrugore por nuk e shikojnë si pjesë të punsës së tyre të përditshme në funksion të zhvillimit. Duhet patjetër të garantojmë kthesë në këtë drejtim. Ende sot nuk kemi asnjë ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me kontributin dhe bashkëpunimin e fermerëce, sipërmarrësve dhe strukturave të pushtetit vendor. Janë bërë disa tentativa….por faktikisht nuk mund të themi se kemi krijuar një model,“-tha Rama.
Rama u ndal edhe tek fondi 250 milionë euro që Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion për të mbështetur me kredi sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
“Kemi vendosur në dispozicion të fermerëve dhe fshatit një linjë të re kredie nga Banka e Shqipërisë, 250 mln euro që është një shumë kolosale për t’iu përgjigjur ambicieve dhe për t’iu dhënë mbështetje projekteve në fshat, kjo e kombinuar me garancinë sovrane që është prej kohësh në dispozicion të fshatit, nuk ka sjellë dhe gjasat janë që të mos sjellin asnjë rezultat domethënës në rast se nuk ndryshojmë qasjen”, tha Rama.
Fjala e plotë:
Arsyeja pse jemi mbledhur këtu sot ka të bëjë me nevojën tonë për të dëgjuar nga më afër dhe në mënyrë më të strukturuar këndvështrimet tuaja sipas fushave të ndryshme të aktivitetit në këtë territorin, hapësirën e madhe të zhvillimit rural, ku gjatë gjithë periudhës së fundit të kontakteve intensive me njerëzit në fshat, për shkak të procesit elektoral kemi krijuar ndjesinë që jemi në nevojën për t’u afruar më shumë dhe për të dëgjuar më shumë nga jeta e përditshme reale e njerëzve që jetojnë dhe punojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre të sipërmarrjes në fshat. Në mënyrë sporadike kemi mundur të informohemi për gjëra që në pamjen e parë janë të thjeshta, por janë jashtë rrezes së vëmendjes dhe të leximi nga ana e qeverisë dhe strukturave tona vendimmarrëse dhe shkaktojnë konsum të madh energjie dhe patjetër edhe konsum të pafrytshëm të kohës suaj që është edhe koha e vendit. Nuk dua të hyj në detaje, por dua të them që arsyeja pse e kemi ndërtuar këtë diskutim dhe tryezë të përbashkët diskutimi në një formë tjetër është sepse duam që diskutimi të shtrihet në çdo detaj dhe që opinioni juaj të mund të shtjellohet plotësisht në një hapësirë informale pasi kjo mesa kuptoj unë ka munguar dhe na mungon. Kryetarët e bashkive e shikojnë fshatin si çështje të urbanizimit të infrastrukturës rrugore por nuk e shikojnë si pjesë të punsës së tyre të përditshme në funksion të zhvillimit. Duhet patjetër të garantojmë kthesë në këtë drejtim. Ende sot nuk kemi asnjë ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me kontributin dhe bashkëpunimin e fermerëce, sipërmarrësve dhe strukturave të pushtetit vendor. Janë bërë disa tentativa….por faktikisht nuk mund të themi se kemi krijuar një model. Kemi vendosur në dispozicion të feremrëve dhe të fshatin një linjë të re kredie nga Banka e Shqipërisë 250 mln euro, shumë kolosale për t’iu përgjigjur ambicieve dhe të mbështetur projektet në fshat, kjo e kombinuar me garancinë sovrane që është prej kohësh në dispozicion të fshatit, nuk ka sjellë dhe gjasat janë që të mos sjellin asnjë rezultat domethënës në rast se nuk ndryshojmë qasjen.
Takimi do të zgjasë 2 ditë, sot dhe nesër, dhe është i organizuar si një diskutim mbi sektorin e bujqësisë.