Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut të Fierit, ja kush emërohet në vend të tij

Me vendim të Këshillit të Ministrave sot (20 dhjetor) është liruar nga detyra prefekti i Qarkut të Fierit, Lefter Shehaj dhe në vend të tij është emëruar Rajmonda Bilalaj.

Lefter Shehaj ishte emëruar në këtë post në 3 dhjetor 2021.

Ndërkohë Rajmonda Bilalaj ka mbajtur postin e kryetares së bashkisë së Patosit që nga viti 2011 deri maj 2023, kur postin e mori socialisti tjetër Fation Duro.

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të              ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

Lajme të tjera |  "Blindohen" burgjet për zgjedhje, mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

V E N D O S I:

Z. Lefter Shehaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Rajmonda Balilaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us