LISTA/ Sportistët më të paguar për vitin 2025, zbulohet kush është “mbreti”

Asnjë futbollist nuk fitoi më shumë para se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në vitin 2025. Edhe pse brezi i ardhshëm i superyjeve, përfshirë Kylian Mbappe, Lamine Yamal dhe Ousmane Dembele, kanë qenë në qendër të vëmendjes në futboll këtë vit, dy lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave mbeten më të paguarit. Ronaldo dhe Messi, të cilët aktualisht luajnë përkatësisht për Al-Nassr dhe Inter Miami , fituan secili një shumë marramendëse parash në vitin 2025. Nga pagat dhe fitimet e tyre deri te marrëveshjet të sponsorizimit dhe komerciale, dy superyjet janë në një kategori më vete kur bëhet fjalë për fitimet totale në sport. Në fakt, vetëm një futbollist tjetër shfaqet në listën e 10 atletëve më të paguar të vitit 2025. Në vend të kësaj, përfaqësues nga NBA, NFL, MLB dhe boksi u renditën të gjithë në 10 vendet e para.

10 superyjet që fituan më shumë para në vitin 2025, sipas Forbes

Lojtari                                                   Sporti              Klubi            Të ardhurat për 2025 

Lajme të tjera |  Ndodhet në Madrdi për të kryer testet mjekësore, Reali finalizon “goditjen” e madhe nga ekipi anglez

Cristiano Ronaldo                           Futboll               Al-Nasr           275 milionë dollarë

Stephen Curry                               Basketboll          Golden S.W.    156 milionë dollarë

Tyson Fury                                    Boks                          –            146 milionë dollarë

Dak Prescott                                 Futboll SHBA      Dallas C.         137 milionë dollarë

Lionel Messi                                 Futboll               Inter Miami     135 milionë dollarë

Lajme të tjera |  E ka të sigurt largimin nga Chelsea, ylli i “Bluve” fut në “sherr” 3 ekipe italiane

LeBron James                              Basketboll          Los Angeles L. 133.8 milionë dollarë

Juan Soto                                    Bejsboll             New York Mets  114 milionë dollarë

Karim Benzema                           Futboll                Al-Ittihad        104 milionë dollarë

Shohei Ohtani                             Bejsboll              Los Angeles D.  102.5 milionë dollarë

Kevin Durant                              Basketboll           Phoenix Suns   101.4 milionë dollarë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us