LIVE ELBASANI-EGNATIA/ Aksioni perfekt nga rrogozhinasit, Regi Lushkja shtang portierin Abalora (VIDEO)

Elbasani ka një detyrë të vështirë ditën e sotme, kur i duhet që të ndalë kampionët në fuqi të Superiores, të cilët vijnë pas 7 fitoreve radhazi. Egnatia është ekipi i momentit në kampionat, qëndron në krye të klasifikimit. Rrogozhinasit synojnë të vazhdojë ecurinë e fitoreve edhe në Elbasan për t’u shkëputur më shumë në krye të tabelës. Dueli i fundit që Elbasani ka fituar në kampionat, është ai i 11 janarit ndaj Teutës me rezultatin 3 me 1. 

Për sa i përket përballjeve të këtyre dy skuadrave në dy fazat e para, dueli i 22 shtatorit u mbyll në barazim 0-0 në “Elbasan Arena”, ndërkohë më 30 nëntor, Egnatia triumfoi me rezultatin 3 me 1 në shtëpi.  

LIVE

ELBASANI 0-1 EGNATIA

32′ Lushkja

NGJARJET KRYESORE

44’ Bakajoko pati mundësinë për të dyfishuar shifrat, por nuk ja arriti. (VIDEO)

40′ Zhoel pason për Lajthian, ky i fundit nuk arrin të kthejë baraspeshën. (VIDEO)

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Flamurtari “BIG” për Superioren, vlonjatët prezantojnë ish-in e Portos

39′ Edison Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

37′ Tension mes Xhemajlit dhe Lajthias, të dy ndëshkohen me karton të verdhë.

32′ GOOOOL EGNATIA 0-1/ Aksion fantastik, Sota del saktë nga e djathtë dhe pason për Ujkën, ky i fundit gjuan por topi kthehet pas nga mbrojtës i Elbasanit. Aty ndodhet Lushkja i cili nuk e fal portierin Abalora. (VIDEO)

28′ Tsague gabon nga pika e bardhë e penalltisë, verdheblutë humbasin rastin e artë. (VIDEO)

27′ Ka penallti për Elbasanin, pasi Dylis prek topin me dorë në zonën e rreptësisë. (VIDEO)

26′ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të prekjes së topit me dorë në mesfushë. (VIDEO)

24’ Bakajoko tenton të gjuajë drejt portës, por topi devijohet në këndore. (VIDEO)

14′ Lushkja harkon nga goditja e këndit, Ujka nuk arrin të përfitojë nga mundësia e mirë. (VIDEO)

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ I doli emri te Tirana, klubi reagon për Ditmar Bicajn: Dy palët ranë në koncensus

13’ Elbasani ka mundësi të mirë për të gjetur avantazhin me Tsague dhe Qose, por asnjëri prej tyre nuk arrin të realizojë gol. (VIDEO)

10’ Ndreca pason për Bakajokon, ky i fundit gjuan me kokë por nuk shënjestron si duhet rrjetën. (VIDEO)

7’ Lojtarët qarkullojnë topin në mesfushë, ende nuk ka një rast të pastër nga skuadrat.

3′ Ibrahim Abasa gjuan me të djathtën drejt portës, topi shkon në duart e Dajsinanit. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

ELBASANI: Abalora, Olberkis, Lulaj, Lila, Musta, A.Kasa, Qose, Ibrahim, Lajthia, Zhoel, Tsague. Trajner: I.Gvozdenoviç. 

EGNATIA: Dajsinani, Dylis, Sota, Xhemajli, Ndreca, Votlai, Aleksi, Lushkja, Zejnullai, Ujka, Bakajoko. Trajner: E.Tetova.  

GJYQTARË: J.Xhaja, M.Shazivari (Tiranë), E.Mehmetaj (Ballsh) 

VAR: K.Cjapi (Fier); AVAR: E.Çelaj (Vlorë) 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us