Liverpool bën gabimin e pafalshëm, City përmbys Brendford

Një hap fals të pafalshëm ka bërë Liverpool në ndeshjen e radhës së Premier League.

“The Reds” janë mundur minimalisht 0-1 në shtëpi nga ekipi i Nottingham Fores, i cili vinte me shanse të pakta për ta fituar këtë takim.

Ndonëse, vendasit e kërkuan golin për 90 minuta, ishin të pafat përpara portës, teksa për miqtë goli i fitores u realizua nga Callum Hudson Odoi në pjesën e dytë.

Manchester City realizoi një ndeshje të mirë në shtëpi duke përmbysur Brendford me rezultatin 2-1.

Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e parë të takimit, por “Qytetarët” gjetën forca për ta kthyer ndeshjen që pjesën e parë me dy gola të Halaand.

Lajme të tjera |  FOTOLAJM/ Mes shumë zërave për largim, Rey Manaj bën postimin e papritur për Sivasspor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us