Liverpool “shtanget” në FA Cup, ekipi i Championship e eliminon nga gara

Skuadra e Liverpool është tronditur ditën e sotme nga Plymouth në raundin e 1/16-ve të FA Cup. Ekipi i drejtuar nga Arne Slot është mposhtur në transfertë nga vendasit me rezultatin 1-0.

Ishte goli i vetëm i Ryan Hardie nga pika e bardhë që mposhti ekipin kryesues të Premier Leagues. Nga ana tjetër, Liverpooli nuk arriti dot as të barazojë ekipin që militon në Championship.

Kjo ishte humbja e katërt e “The Reds” në të gjitha kompeticionet, e cila ishte fatale pasi e eliminoi nga FA Cup për këtë sezon.

Lajme të tjera |  Rey Manaj nga grumbullimi me Kombëtaren jep “dritën jeshile”, ekipi i ri bëhet gati për transferimin e lushnjarit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us