Liverpool “shtanget” në FA Cup, ekipi i Championship e eliminon nga gara

Skuadra e Liverpool është tronditur ditën e sotme nga Plymouth në raundin e 1/16-ve të FA Cup. Ekipi i drejtuar nga Arne Slot është mposhtur në transfertë nga vendasit me rezultatin 1-0.

Ishte goli i vetëm i Ryan Hardie nga pika e bardhë që mposhti ekipin kryesues të Premier Leagues. Nga ana tjetër, Liverpooli nuk arriti dot as të barazojë ekipin që militon në Championship.

Kjo ishte humbja e katërt e “The Reds” në të gjitha kompeticionet, e cila ishte fatale pasi e eliminoi nga FA Cup për këtë sezon.

Lajme të tjera |  “Përballë Dinamos nuk synojmë rezultatin”, Gega në prag të finales së vogël: Çdo gjë po e bëjmë për të ardhmen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us