Llogaritë e kualifikueseve, shanset e Shqipërisë dhe Kosovës drejt Botërorit 2026

Shqipëria dhe Kosova kanë vetëm 5 përqind shanse që të kualifikohen në Kupën e Botës 2026, si fituese të grupeve kualifikuese. Ky është verdikti i faqes së specializuar “football meets data”, që përllogarit ecurinë dhe rezultatet e përfaqësueseve në arenën ndërkombëtare.

Kombëtarja ka më tepër shanse ta mbyllë Grupin K në vendin e tretë, pas Anglisë dhe serbëve, me 63 përqind, duke lënë pas Letoninë dhe Andorrën. Shanset për vendin e dytë, që përkthehet në një vend në play-off janë 24 përqind

Anglia si kokë serie dhe për emrat e mëdhenj që ka, vlerësohet si favorite për ta fituar grupin me 71 përqind mundësi. Kjo do ti siguronte biletën direkte për eventin në Amerikën Veriore.

Lajme të tjera |  U kryqëzua nga tifozët pas humbjes me Interin, reagon për herë të parë Ronald Araujo: E pranoj, dhemb shumë

Kosova në anën tjetër, duke se ka shpresa minimale për të bërë diçka në Grupin B, aty ku do të ketë përballë Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.

Me 61 përqind të shanseve, “dardanët” do ti mbyllin kualifikueset të fundit në grupin me katër skuadra, teksa mundësitë për vendin e tretë përllogariten në 23 për qind. Statistikat e kanë thënë fjalën e tyre, por fatmirësisht futbolli nuk është shkencë ekzakte. Kjo bën që ëndrrat dhe shpresat të mos shuhen deri në momentin e fundit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us