“Llumi i industrisë” Rovena Stefa “shpërthen” ndaj Rozana Radit: Shiheni si krenohet që më ka rrahur dhe dr*g*uar

Këngëtarja Rovena Stefa ka ripostuar një video nga një intervistë e dhënë nga Rozana Radi disa vite më parë, ku flet për një sherr mes tyre. Në videon e postuar në rrjetet sociale, Radi rrëfen zënkën mes tyre dhe sesi i ka prerë flokët.

“Kjo është Rozana Radi. Në televizion nacional krenohet sesi ka rraf Rovena Stefën. Plus asaj e ka droguar me hapa gjumi për t’ia prerë flokët. Llumi i industrisë”, thuhet në mbishkrim të videos së ripostuar nga Rovena.

Më është bërë Rovena si burri i nënës, do më ndjeki në çdo emision, më është bërë terror. Për respekt të spektatorëve, nuk e kam rrahur në gjumë, por në këmb. Më pas e vura në gjumë për t’i prerë baluket, se nuk ia prisja dot. E keqja ishte se fjeti shumë dhe thash vdiq. Të bie në burg për Rovenën, turp i madh”, ka thënë Radi në intervistë.

Ngjarja ka ndodhur vite më parë, edhe pse këngëtaret e ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale, por duket se mosmarrëveshjet mes tyre nuk janë mbyllur ende.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 9 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us