TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për fushatën zgjedhore dhe për kontratën e lobimit të PD me këshilltarët e Donald Trump. I ftuar në ‘Now’ me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Berisha ka zbërthyer rolin e Administratës së presidentit Donald Trump brenda kësaj kontrate, vlera e të cilës arrin në 6 milionë dollarë, nga të cilat 3 muajt e parë 750 mijë dollarë janë paguar tashmë.
Sipas Berishës kjo kontratë lobimi i vlen çdo shqiptari dhe sipas tij janë patriotët ata të cilët krijuan fondacionin me të cilin gjetën një kompani me avokatë më të shquar të SHBA-ve. Kryedemokrati thekson se nuk është një kontratë e PD dhe thjeshtë kanë pranuar shërbimin. Sa i përket vlerës së lobimit, Berisha shprehet se nuk nga arka e Partisë Demokratike s’ka ardhur dhe dalë asnjë qindarkë
Sali Berisha: I vlen Shqipërisë sepse duhet të bëjmë të plotë autopsinë e narkoshtetit pranë administratës së Donald Trump. Kjo autopsi e shtetit është kushti i të gjitha kushteve për të rivendosur marrëdhëniet miqësore intensive të Shqipërisë me SHBA-të. Kjo autopsi është kushti që në bashkëpunim me SHBA-të, të punojmë fort për të shpallur grupe terroriste bandat e Edi Ramës, në Elbasan, Shkodër, Durrës e kudo që janë. Trump dekretoi trafikantët e drogës grupe terroriste. Ne po punojmë dhe do të punojmë fort që grupet shqiptare të futen në grupe terroriste, ti shpallim si të tilla. Ka 12 vjet që s’ka një investitor serioz në Shqipëri. Ne do bëjmë gjithçka për të tërhequr investimet e mëdha, ndaj dhe kjo kontratë lobimi na shërben edhe për këtë gjë, është shumë më e gjerë nga sa flitet. Kjo kontratë lobimi është për çdo shqiptar. Janë demokratët, patriotët që kërkojnë të shohin Shqipërinë të madhe, dhe krijuan fondacionin me të cilin gjetën një kompani me avoketërit më të shquar të SHBA-ve, për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve. Kjo është një gjë e jashtëzkonshme. Ne kemi pranuar ndihmën e një fondacioni të bëjmë Shqipërinë të madhe përsëri. S’kemi asnjë lidhje me listat. Kjo nuk është kontratë e jona, ne thjeshtë pranojmë shërbimin. Nga arka e PD-së ska ardhur dhe dalë asnjë qindarkë, e tëra është veprimtari e një fondacioni atdhetarësh që duan të nxjerrin Shqipërinë nga narkoshteti. Kontrata mund të rishqyrtohet çdo muaj, fondacioni vetë e shqyrton. PD nuk është palë në kontratë. Është një kontratë që nuk ka lidhje me zgjedhjet. Kjo ka lidhje me lobimin për interesa të shqiptarëve pranë Administratës së SHBA-ve.
Kontrata e lobimit e Partisë Demokratike në SHBA është firmosur më prill nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka është bërë me kompaninë amerikane “Continental Strategy”. Vlera e kontratës arrin në 6 milionë dollarë, nga të cilat 3 muajt e parë 750 mijë dollarë janë paguar tashmë. Kompania merr përsipër t’i ofrojë PD-së shërbime të marrëdhënieve me qeverinë në lidhje me këtë fushë shërbimesh si krijimi i marrëdhënieve me aktorë kyç në degët ekzekutive dhe legjislative për të lehtësuar zhvillimin e politikave dhe objektivave të saj elektoral dhe qeverisës.