Lojtar i lirë në treg, Ardian Ismajli me ekip të ri? (FOTO)

Ardian Ismajli mund të konsiderohet i larguar nga Empoli, me mbrojtësit që ka refuzuar ofertën e toskanëve pas rënies në Serie B. Ndonëse mungon vetëm zyrtarizimi i largimit nga italianët, lideri i mbrojtjes tashmë është një futbollist i lirë në treg, pasi kontrata me Empolin i ka përfunduar me fundin e kampionatit.

Në këto kushte, Ismajlin në sezonin e rim und ta shikojmë me një fanellë të re, teksa interesimet për të siç dihet nuk kanë munguar asnjëherë. Në Itali prej kohësh ndiqet nga Juventusi dhe Napoli, ekipe që synojnë të përforcojnë mbrojtjen me shqiptarin.

Pikërisht ky i fundit ka ngritur edhe më shumë dyshimet mbi të ardhmen e tij. Kjo pasi në një foto të postuar në “Insta-Story” shihet Ismajli më një nga miqtë e tij, ndërsa vendos edhe një ikonë të një personi që ka firmosur.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Sylvinho “nuk ngopet” me mbrojtës, fton në Kombëtare edhe yllin e Partizanit

Vlen të theksohet se aktualisht Ismajli ndodhet në Kosovë, teksa pritet t’i bashkohet Kombëtares shqiptare për duelet me Serbinë dhe Letoninë. Takime këto që do të luhen me 7 dhe 10 qershor dhe janë të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

Lojtar i lirë në treg, Ardian Ismajli me ekip të ri? (FOTO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us