“Lojtarët nuk kanë egon e duhur”, Gega: Duhet të pranojmë humbjen, kemi mundësinë të bëjmë më mirë

Partizani u mposht nga Bylisi me shifrat 1-0 në transfertë. Trajneri i Partizanit, Skënder Gega doli në prononcim për mediat në fund të takimit.

“Unë sdua t’i kthehem gjërave mbrapa, kur kam ardhur isha optimist. Kemi mundësinë të bëjmë më mirë, por kemi ulje dhe ngritje. E kam të vështirë që të vish në Ballsh me këtë ekip, janë heronj. Duhet të pranojmë humbjen dhe është ashtu vërtetë, është ndeshje finale.

Deri atëherë do mundohemi të përmirësohemi dhe lojtarët të marrin përgjegjësi. Ndërrimi i Mehmetit? Ishte vendimi im. U rëndua fizikisht dhe mendova të fus lojtarë më të freskët. Humbëm shpejtësinë, Bintsouka më tha që jam më mirë, por kaloi një javë të vështirë. Lodhja bën të veten, lojtarët nuk kanë egon e duhur. Është koha e shkurtër dhe do vijë koha që do sistemohet çdo gjë”, u shpreh Gega.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Mjafton goli i realizuar që në fillim, Roma “kërcënon” ekipet për zonën Champions

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us